75 Mall Live Search
23:11 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / Blerim

Trump nuk e pranon humbjen në Michigan, ankohet për parregullsi

Pak minuta më parë u konfirmua se Joe Bide ka shënuar fitore në shtetin e Michingenit.

Por, këtë fitore të Joe Biden nuk po e pranon asesi kundërshtari i tij, Donald  Trump, transmeton IndeksOnline

Ai, përmes një postimi në “Twitter”, është ankuar se ka pasur parregullsi pikërisht në shtetin e Michingenit, ku sipas tij disa vota janë hedhur fshehuarazi.

“Ne kemi pretenduar, për qëllime të Votave Zgjedhore. Pensilvania, Georgia dhe Karolina së Veriut, në secilën prej tyre kemi një epërsi të madhe. Për më tepër, ne përmes kësaj pretendojmë se edhe Shtetin e Michigain ku, në fakt kishte një numër të madh votash të hedhura fshehurazi siç është raportuar gjerësisht”, shkruan Trump në Twitter!