75 Mall Live Search
18:20 / E Martë, 21 Janar 2025 / Gj. Sh

Trump nuk harron Greenlandën në fjalimet e inaugurimit, ministri i jashtëm danez: Nuk mund ta marrësh…

Ministri i Jashtëm i Danimarkës ka reaguar pasi Trump përsëriti dëshirën e tij për të blerë Groenlandën në një nga fjalimet e tij.

“Nuk mundesh ta marrësh Groenlandën vetëm sepse doni ju. Sigurisht që nuk mund të kemi një rend botëror ku shtetet e mëdha, pavarësisht se si quhen, mund të marrin çdo gjë që duan”, tha ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen pas fjalëve të Trump për blerjen e saj.

Lokke Rasmussen tha se ishte veçanërisht i shqetësuar për “retorikën” e presidentit të ri rreth zgjerimin të SHBA-së përtej territoreve të tanishme.

Mediat daneze raportuan se një seri bisedimesh urgjente me politikanë dhe drejtues biznesi u mbajtën gjatë gjithë ditës së sotme. Ndërkohë qeveria daneze po shqyrton përgjigjen e saj ndaj komenteve të djeshme të Trump për Groenlandën në një nga fjalimet e inaugurimit.

“Groenlanda është një vend i mrekullueshëm, na duhet për siguri ndërkombëtare”, tha Trump në një nga fjalimet e djeshme.