75 Mall Live Search
19:01 / E Premte, 09 Janar 2026 / MSH1

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar

Nuk ka asgjë që mund ta ndalojë Donald Trump, e madje as ligji ndërkombëtar.

I pyetur në një intervistë për New York Times, nëse ka ndonjë kufizim në fuqitë e tij globale, Trump e bëri të qartë se ai vepron si dëshiron.

“Morali im, mendja ime është e vetmja gjë që mund të më ndalojë. Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar”, tha Trump.

Kur u pyet më tej nëse administrata e tij duhej t’i përmbahej ligjit ndërkombëtar, Trump tha po, por e bëri të qartë se ai vetë është arbitri kur kufizime të tilla zbatohen për shtetet e bashkuara.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk hoqi dorë as nga ambicia e tij për të marrë Grenlandën.

Ai madje pranoi se kjo situatë mund të çojë në një moment në një zgjedhje, mes NATO-s ose ishullit në kontroll të Danimarkës.

Trump përsëriti se Groenlanda është shumë e rendësishme për Shtetet e Bashkuara dhe pronësia e saj është psikologjikisht e nevojshme për sukses.

Qeveritë e Danimarkës dhe të Grenlandës i hedhin poshtë propozimet e Trump për të blerë ose pushtuar ishullin.

Kryeministrja daneze Frederiksen tha javë se një përpjekje ushtarake për të pushtuar Groenlandën do të shënonte fundin e NATO.

Vende europiane si Franca, Gjerania, Spanja, Italia apo Mbretëria e Bashkuar e kanë bërë të qartë se Grenlanda i përket vetëm popullit të saj.

Kryeministrja italiane Georgia Meloni theksoi se Trump nuk do te ndërhyjë usharakisht në ishull, por nëse e bën, ajo nuk do e mbështesë.