75 Mall Live Search
09:53 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Trump optimist për një marrëveshje me demokratët për buxhetin

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se ka gjetur një marrëveshje me opozitën demokrate për buxhetin, duke shmangur në këtë mënyrë perspektivën e një paralize të administratës federale deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Jam i lumtur t’ju bëj me dije se është gjetur një marrëveshje në lidhje me buxhetin për dy vitet e ardhshme dhe tavanin e borxhit”, shprehej në një postim në Twitter presidenti amerikan, duke përmendur një “kompromis të vërtetë”.

Kjo marrëveshje ka të bëjë në veçanti me heqjen e tavanit të borxhit të SHBA-së për të shmangur një kolaps në pagesa.

Ai parashikon gjithashtu rritjen e shpenzimeve publike duke hequr tavanin buxhetor në fushën e mbrojtjes dhe për investimet kombëtare.