75 Mall Live Search
21:15 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / AR

Trump para një vendimi bombastik: 5000 dollarë për secilën nënë që lind fëmijë

Shtëpia e Bardhë ka marrë një sërë propozimesh që synojnë të inkurajojnë njerëzit të martohen dhe të kenë fëmijë.

Një nga propozimet që i është paraqitur këshilltarëve të Shtëpisë së Bardhë është një “bonus bebeje” prej 5,000 dollarësh për çdo nënë që sjell në jetë fëmijë, transmeton Indeksonline.

“Më duket si një ide e mirë,” tha Presidenti Donald Trump të martën, kur u pyet për këtë shpërblim prej 5,000 dollarësh për nënat e reja.

Kur ABC News pyeti për këto propozime, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se presidenti është “krenar që po zbaton politika për të përkrahur familjet amerikane.”

“Presidenti dëshiron që Amerika të jetë një vend ku të gjithë fëmijët mund të rriten të sigurt dhe të arrijnë ëndrrën amerikane. Si nënë që jam vetë, jam krenare që punoj për një president që po merr hapa të rëndësishëm për të lënë një vend më të mirë për brezat e ardhshëm,” tha Leavitt.

Burime të brendshme paralajmëruan se, edhe pse këshilltarët po shqyrtojnë këto ide, Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për asnjërën prej tyre./Indeksonline/