Trump paralajmëron sulmin ndaj një vendi tjetër para një dhome plot me gazetarë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se beson se do të kishte “nderin e marrjes së Kubës” dhe se “mund të bëjë çfarë të dojë me kombin ishullor”.
“Unë besoj se do të kisha nderin, nderin e marrjes së Kubës. Kjo do të ishte shumë mirë. Ky do të ishte një nder i madh”, tha Trump gjatë nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti i SHBA-së ka përsëritur për javë të tëra se Kuba është në prag të kolapsit.
“Pavarësisht nëse e çliroj, nëse e marr, mendoj se mund të bëj çfarë të dua me të. Ata janë një komb shumë i dobësuar tani. Është një komb i dështuar. Ata nuk kanë para, nuk kanë naftë, nuk kanë asgjë”, tha ai.
Trump on Cuba:
— Clash Report (@clashreport) March 16, 2026
I do believe I’ll have the honor of taking Cuba. That would be good. That’s a big honor.
I can free it or take it, I think I can do anything I want with it. pic.twitter.com/I0TpVCY73j
Nën Trump, Uashingtoni ka rritur presionin ekonomik mbi Kubën, duke synuar të ndërpresë rrjedhën e valutës së huaj dhe naftës në ishullin e Karaibeve.
Presioni u intensifikua pasi autoritetet amerikane kryen një operacion në janar në të cilin Presidenti Venezuelës, Nicolas Maduro, u arrestua në kryeqytetin Karakas dhe u dërgua në Shtetet e Bashkuara.
Ky veprim e ka lënë Havanën pa një nga aleatët e saj më të rëndësishëm, i cili e ka mbështetur prej kohësh ishullin, veçanërisht përmes furnizimeve me naftë, mes një embargoje tregtare amerikane ndaj Kubës prej dekadash, raporton Hina.
Kuba aktualisht është në një nga krizat e saj më të këqija ekonomike që nga revolucioni i udhëhequr nga Fidel Castro në vitin 1959.

