75 Mall Live Search
18:09 / E Diele, 24 Maj 2026 / AR

Trump për Iranin: Nuk do të nxitojmë, çdo marrëveshje duhet të jetë e sigurt

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar përmes platformës Truth Social lidhur me marrëveshjen bërthamore me Iranin, duke e quajtur marrëveshjen e mëparshme të vitit 2015 si “një nga marrëveshjet më të këqija të bëra ndonjëherë nga vendi ynë”.

Ai kritikoi administratën e ish-presidentit Barack Obama, duke thënë se ajo marrëveshje i hapte rrugë Iranit drejt zhvillimit të armëve bërthamore.

Në postimin e tij, Trump thekson se negociatat aktuale të administratës së tij po zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe konstruktive, por nënvizon se SHBA nuk do të nxitojë për një marrëveshje të re derisa të arrihet një zgjidhje e sigurt dhe e kontrolluar.

Ai shton gjithashtu se kufizimet ndaj Iranit do të mbeten në fuqi deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, duke theksuar se Irani nuk duhet të zhvillojë apo sigurojë armë bërthamore.

Në fund, Trump falënderoi disa vende të Lindjes së Mesme për bashkëpunimin dhe sugjeroi se edhe Irani mund të jetë pjesë e marrëveshjeve të ardhshme rajonale si “Abraham Accords”.