Trump për luftën në Iran: Kemi fituar në shumë mënyra, por jo mjaftueshëm
Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur në Florida në lidhje me luftën në Iran.
Në lidhje me këtë, ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amërikës kanë fituar në shumë mënyra, por sipas tij, jo mjaftueshëm, raporton BBC,
“Kemi fituar tashmë në shumë mënyra, por nuk kemi fituar mjaftueshëm”.
“Ne ecim përpara, më të vendosur se kurrë për të arritur fitoren përfundimtare që do t’i japë fund këtij rreziku të gjatë një herë e përgjithmonë”, tha ai.

