75 Mall Live Search
17:48 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Trump: Për shkak të një veprimi të shpejtë për mbylljen e kufijve, patëm vetëm 129 raste të koronavirusit

Presidenti amerikan, Donald Trump është deklaruar lidhur me koronavirusin.

Ai tha se përderisa me afro 100 mijë raste të koronavirusit në gjithë botën dhe me 3 mijë e 280 të vdekur, ShBA-të për shkak të një veprimi të shpejtë për mbylljen e kufijve, deri tani patën vetëm 129 raste (40 amerikanë të infektuar dhe 11 që humbën jetën), transmeton Indeksonline.

“ Ne po punojmë shumë  për t’i mbajtur këto numra sa më të ulët që të jetë e mundur”, shtoi ai./Indeksonline/