75 Mall Live Search
14:53 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Trumpi për skandalin “Ukraina”: Si president e kam për detyrë ta luftoj korrupsionin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar për rastin “Ukraina”, duke thënë se si president që është e ka për detyrë t’i japë fund korrupisonit ëshë nëse kjo gjë kërkon ndihmën e shteteve të huaja.

Ai është arsyetuar  nëpërmjet një postimi në Twitter, se kjo gjë është bërë gjithmonë dhe nuk ka asgjë të bëjë më politikën ose fushatën zgjedhore të Joe Bidenit, por ka të bëjë vetëm me korrupisonin.

Ndryshe skandali “Ukraina”, është komentuar shumë nga mediat  kohët e fundit,  për asrsye se presidenti Trump kishte biseduar në telefon me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski, të cilit i kishte kërkuar ta hetonte kundërshtarin e tij politik ish- zëvëndëspresidentin e SHBA-së njëherësh edhe kandidat për president në zgjedhjet 2020 në SHBA, Joe Bideni me akuzën se ishte përfshirë në një aferë korruptive ./Indeksonline/