75 Mall Live Search
18:30 / E Diele, 11 Gusht 2024 / AR

Trump përdori këngën e Celine Dion për fushatë, reagon këngëtarja

Ekipi i Celine Dion ka reaguar në emër të këngëtares për faktin që Donald Trump përdori një prej këngëve të saj më të famshme në fushatën e tij në Montana.

Gjatë fushatës, Trump bashkë me J.D Vance, u ngjitën në skenë me këngën “My Heart Will Go On”, e cila është edhe kolona zanore e filmit “Titanic”.

Nisur nga kjo, përmes një postimi në X, në llogarinë e Dion, ekipi i saj u shpreh: “Sot, ekipi i menaxhimit të Celine Dion dhe labeli i regjistrimit “Sony Music Entertainment” është vënë në dijeni se është përdorur kënga “My Heart Will Go On”, me video, regjistrimin dhe performancën muzikore në fushatën e Donald Trump/J.D.Vance në Montana”, duke shtuar se Celine Dion nuk ka dhënë aprovimin për këtë veprim. Më pas, ngritën pyetjen: “Vërtet, ajo këngë?”

Donald Trump përdori këngën e saj për fushatë: Reagon

Dion e ka refuzuar më parë kërkesën e Trump për të performuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017. Më pas, ajo e refuzoi sërish kërkesën e Trump për të përdorur muzikën e saj. Besojmë se është koha që Trump ta pranojë se Dion thjesht nuk do që ai të bëjë fushatë me këngët e saj!

Donald Trump përdori këngën e saj për fushatë: Reagon