Trump: Përfundoni menjëherë punën për klimën

Agjencia amerikane e menaxhimit të fatkeqësive është urdhëruar të pezullojë të gjithë punën në lidhje me ndryshimet klimatike.
Të premten, zyrtarët e lartë në Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS) morën një memorandum nga administrata Trump: “Ndërpritni menjëherë të gjithë punën në lidhje me ndryshimet klimatike dhe ndërprisni përdorimin e terminologjisë lidhur me ndryshimet klimatike në programet dhe dokumentet DHS, në masën që është e mundur ligjërisht”.
Sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg, ndryshimet përfaqësojnë një “rregullim” të dekretit të Trump për të shfuqizuar masat e ish-presidentit Joe Biden lidhur me klimën.
Sipas raportimeve të medieve, Trump po konsideron mbylljen e të gjithë FEMA-s, agjencisë federale nën DHS, përgjegjëse për reagimin ndaj fatkeqësive.
Presidenti dëshiron ta ngarkojë këtë përgjegjësi mbi shtetet.