75 Mall Live Search
22:58 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Trump përkrah protestat antiqeveritare në Iran

Në Teheran, ka filluar protesta nga studentë nga universitetet e Sharif dhe Amir Kabir, për të kërkuar drejtësi për 176 viktimat nga rrëzimi i avionit ukrainas.

Disa protestues kërkuan gjithashtu dorëheqjen e Ayatollah Ali Khamenei: “Komandant i Përgjithshëm, jepni dorëheqjen”, dëgjohen zëra  në një video të postuar në Tëitter.

Për këtë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donalt Trump ka bërë me dije se qëndron pranë protestuesve.

“Për njerëzit e guximshëm dhe të duruar të Iranit: Unë kam qëndruar me ju që nga fillimi i Presidencës sime, dhe Administrata ime do të vazhdojë të qëndrojë me ju. Ne po ndjekim protestat tuaja nga afër dhe jemi frymëzuar nga guximi juaj”, ka shkruar Trump./IndeksOnline/