75 Mall Live Search
14:40 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / LB

Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, sot është takuar me kryeministrin britanik Keir Starmer në Skoci.

Gjatë një paraqitjeje për gazetarët, Trump tha se ka shumë armëpushime në botë.

“Serbia dhe Kosova janë një tjetër. Kemi shumë pika të nxehta që ishin luftë”, ka thënë Trump.

Trump thotë se, nëse ai nuk do të ishte në detyrë, do të zhvilloheshin gjashtë luftëra.

“Nëse nuk do të isha unë këndejpari, do të ishin tani gjashtë luftëra të mëdha. India do të luftonte me Pakistanin”, shtoi ai.

Ai tha se ndërhyrja e tij çoi në një armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias. Trump përmendi edhe marrëveshjen e paqes midis Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos.