75 Mall Live Search
06:13 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / MSH

Trump po i “rrëmben” Harrisit edhe Ohion

Në një kohë shumë të shkurtër, Republikanët kanë përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në Ohio.

Ndonëse u raportua fillimisht se numër më të madh të votave kishte Kamala Harris, BBC thotë se partia e Donald Trump ështëë në rrugën e duhur për të deklaruar fitore edhe në këtë shtet.

CBS ka parashikuar që Bernie Moreno do të rrëzojë Sherrod Brown, një senator veteran që ka përfaqësuar shtetin në Senat që nga viti 2007, dhe që mbështeti bazën e tij kryesore nga puna e organizuar.

Fitorja parashikohet të jetë marrja e dytë e Republikanëve në garat e Senatit sonte pasi ata morën Virxhinian Perëndimore.