Trump po shqyrton një vendim drastik në prag të Botërorit 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e ndalimit të vizave për qytetarët brazilianë në prag të Kupës së Botës 2026, e cila do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Sipas raportimeve të CNN, kufizimet kanë nisur të zbatohen pjesërisht dhe pritet të ashpërsohen, duke vënë në pikëpyetje praninë e tifozëve brazilianë në turne. Kjo lëvizje besohet se synon të ndikojë opinionin publik në Brazil kundër qeverisë aktuale.
FIFA dhe Federata Braziliane e Futbollit ende nuk kanë reaguar zyrtarisht, por raportohet se janë në dijeni të situatës dhe po shqyrtojnë mundësinë e takimeve me autoritetet amerikane për të shmangur përjashtimin e tifozëve.
Kujtojmë se SHBA tashmë ka ndaluar udhëtimin për disa shtete, përfshirë Iranin, vend i cili është kualifikuar për Kupën e Botës, por tifozët e tij nuk do të lejohen të hyjnë në vend.