Trump po zbret në Davos me helikopterë të “Marine One”, bie në sy ky detaj
Pasi mbërritën në Cyrih të Zvicrës, presidenti amerikan Donald Trump tani po shkon drejt Davosit.
Ndërsa formacioni i helikopterëve të Trumpit ngrihet në ajër, vihet re se përkrah helikopterit Black Hawk që mbante Donald Trump, fluturon edhe një tjetër helikopter i të njëjtit lloj.
BREAKING: President Trump has arrived in Davos, Switzerland, stepping off Marine One after touching down in Zurich — set to deliver his highly anticipated address to the World Economic Forum. pic.twitter.com/cmKxdzSNbF
— RedWave Press (@RedWave_Press) January 21, 2026
Kjo bëhet në mënyrë që nga larg të jetë e pamundur të identifikohet se cili është “Marine One”.
Presidenti Trump pritet të zbarkojë në Davos çdo minutë. Fjalimi i tij është planifikuar për në orën 14:30 në qendrën e konventave. Aktualisht është e pasigurt nëse do të fillojë në kohë./Indeksonline/


