12:03 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Trump pranon letër “të ngrohtë” nga Kim Jong-un

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se ka pranuar një letër “shumë të ngrohtë” dhe “të bukur” nga lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un, edhe pse negociatat mbi armët bërthamore midis dy vendeve mbeten të mbyllura, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump vlerësoi pozitivisht marrëdhëniet e tij me liderin verikorean, duke thënë se ato janë “shumë të mira” dhe duke shprehur optimizëm se “diçka do të ndodhë” në lidhje me bisedimet e zvarritura.

“Por ndërkohë kemi pengjet tona të kthyer mbrapa”, tha Trump, duke iu referuar të burgosurve amerikanë të cilët Koreja e Veriut i ka kthyer në SHBA.

Trump tha se një samit i tretë i mundshëm me Kim mund të ndodhë pasi i dyti i cili u mbajt në fillim të këtij viti përfundoi pa rezultate.