75 Mall Live Search
18:33 / E Shtunë, 24 Maj 2025 / MSH

Trump pret një familje shqiptare në Shtëpinë e Bardhë, ja momenti emocionues

Në kuadër të nismës humanitare “Make-A-Wish Foundation”, Presidenti Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë familjen shqiptare Xhaferi, duke shprehur një vlerësim të veçantë për djalin e madh të familjes, i cili është në karrige me rrota.

Takimi i organizuar në kuadër të kësaj nisme të njohur, që mbështet fëmijët dhe individët me aftësi të kufizuara, u shoqërua me një moment tepër emocionues.

Trumpi lavdëroi djalin e Xhaferëve për forcën dhe frymëzimin që ai përçon për të tjerët, duke e cilësuar si një shembull të jashtëzakonshëm të guximit, shkruan euronews.

Në një gjest prekës, presidenti i dhuroi djalit një monedhë simbolike presidenciale, si kujtim të këtij takimi të paharrueshëm.

“Mos e humb këtë, shok,” i tha Trumpi djalit, duke e buzëqeshur me ngrohtësi, ndërsa ai e pranoi dhuratën me emocion të thellë.

Në një moment tjetër, dëgjohet Trumpi duke i thënë motrës së djalit: “Ai është një vëlla i mirë”, duke theksuar vlerat e familjes dhe forcën e lidhjeve mes anëtarëve të saj.