Trump pritet ta emërojë Richard Grenell drejtor të Inteligjencës Kombëtare

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump pritet të emërojë Richard Grenell ushtrues detyre të Shefit të Inteligjencës.
Kjo lëvizje që do ta vendoste të besuarin e Trumpit në krye të agjencive të inteligjencës, do të shikohej me skepticizëm nga Shtëpia e Bardhë.
Tre burime të afërta me ngjarjen kanë thënë të mërkurën në mbrëmje që Trump pritet të emërojë Grenell, ushtrues detyre të drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, shkruan New York Times- transmeton Indeksonline.
Grenell do ta merr këtë pozitë nga Joseph Maguire, i cili ka shërbyer si shef i Inteligjencës kombëtare pas dorëheqjes nga kjo pozitë verën e kaluar te Dan Coats.
Grenell, i cili ka qenë një avokues i të drejtave të homoseksualeve edhe në postin e tij aktual, do të jetë anëtar i parë i tillë në kabinetin e Trump, i cili hapur ka deklaruar se është homoseksual.
Grenell nuk është përgjigjur për këtë çështje e as zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.
Vlen të kujtojmë faktin se Grenell më 23 janar zhvilloi një vizitë në Kosovë, ku takoi krerët e shtetit për të diskutuar zhvillimet e fundit në vendin tonë. /Indeksonline/