Trump probleme me shëndetin, Shtëpia e Bardhë ia ‘zhduk’ kyçet e këmbëve nga fotografia

Shtëpia e Bardhë është kujdesur që t’ia mbuloi kyçet e këmbëve Donald Trump kur ai u takua me Presidentin e Koresë së Jugut Lee Jae Myung të hënën, më 25 gusht.
Kohët e fundit, ka pasur shumë biseda rreth shëndetit të Trump, shumë prej të cilave janë minimizuar nga stafi i tij.
Llogaria X e administratës Trump ndau një imazh nga takimi në Zyrën Ovale, ku Trump dhe Lee buzëqeshin para kamerave ndërsa qëndrojnë krah për krah, raporton IndeksOnline.
Fotografia vetëm sa shtoi spekulimet në lidhje me mirëqenien e Trump, pasi kamera ua preu të dy kyçet e këmbëve.
Në një fotografi tjetër që u nda, kyçet e këmbëve të Myung ishin të ekspozuara plotësisht, ndërsa ato të Trump mbetën të fshehura pas tavolinës së kafesë në Zyrën Ovale.
Në tavolinë kishte edhe një model të Air Force One që ndihmoi në fshehjen e këmbëve të Trump nga ekspozimi.
A është bërë kjo qëllimisht apo rastetsisht, këtë e di vetëm zyra e presidentit Trump. /IndeksOnline/