75 Mall Live Search
21:57 / E Shtunë, 29 Qershor 2024 / MSH

Trump: Problemi i Bidenit nuk është mosha, por kompetenca

Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha se kishte një “fitore të madhe” gjatë debatit presidencial me presidentin Joe Biden.

“Siç e patë në televizion mbrëmë ne patëm një fitore të madhe kundër një njeriu që po përpiqet të shkatërrojë vendin tonë,” tha Trump në një tubim në Chesapeake, Virxhinia.

Vërejtjet e tij erdhën pasi Biden pranoi moshën e tij dhe performancën e keqe në debat , por u zotua të fitonte zgjedhjet e nëntorit. “Nuk është mosha e tij, është kompetenca e tij. Ai nuk respektohet askund në botë”, tha Trump.

Përgjigjet e rrëmujshme të Biden-it dhe shfaqja se humbi mendjen e tij në debat rriti shqetësimet e votuesve se ai mund të mos ishte i aftë për të shërbyer një mandat tjetër katërvjeçar.

Ai u tha gazetarëve pas debatit se është “e vështirë të debatosh një gënjeshtar “, duke iu referuar Trump dhe tha se ish-udhëheqësi gënjeu 26 herë.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Biden kishte dhimbje të fytit gjatë debatit. “Ai kishte të ftohtë dhe kishte një dhimbje të fytit. Përsëri, ai doli negativ për Covid, dhe më pas ne vazhduam,” u tha gazetarëve zëdhënësja Karine Jean-Pierre .

Drejtori i Komunikimit të Fushatës së Biden, Michael Tyler tha se strategjia “nuk ndryshon fare” pas debatit.

I pyetur nëse presidenti është i përkushtuar të paraqitet në debatin me Trump në shtator, Tyler tha se “Joe Biden do të jetë atje më 10 shtator. Do të shohim se çfarë do të bëjë Donald Trump”.