Trump: Putini po luan me zjarrin

Donald Trump ka forcuar edhe më tej kritikat e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke thënë se ky i fundit “po luan me zjarr”.
Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, presidenti amerikan tha:
“Ajo që Vladimir Putin nuk e kupton është se po të mos isha unë, shumë gjëra shumë të këqija do t’i kishin ndodhur tashmë Rusisë – dhe kur them shumë të këqija, e kam fjalën për shumë të këqija.”
Gjatë fundjavës, Trump deklaroi se Putin kishte “çmendur fare” pas sulmeve ajrore që ndërmori ndaj Ukrainës, dhe shtoi se po shqyrton vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Moskës.
Ndërkohë, Kremlini e akuzoi presidentin amerikan për “mbingarkesë emocionale” dhe theksoi se çdo vendim i liderit rus është “i domosdoshëm për sigurinë e Rusisë”.