75 Mall Live Search
09:10 / E Hënë, 19 Maj 2025 / L K

Trump reagon pasi Biden u diagnostifikua me kancer

Presidenti Donald Trump ka reaguar pas lajmit, se ish-Presidenti Joe Biden ishte diagnostikuar me kancer të prostatës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Trump tha se ai dhe zonja e parë ishin të trishtuar për këtë lajm dhe i urojnë atij një “shërim të shpejtë dhe të suksesshëm”.

“Unë dhe Melania jemi të trishtuar të dëgjojmë për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

“Ne i shprehim urimet tona më të ngrohta dhe më të mirat Jill dhe familjes, dhe i urojmë Joe-t shërim të shpejtë dhe të suksesshëm.”

Po ashtu edhe djali i Trump, Donald Trump Jr., i uroi ish-presidentit shërim të shpejtë.

Përmes një postim në platformën ‘X’ Trump Jr. shkruante:

“Joe Biden është diagnostikuar me kancer të prostatës. Duke lënë mënjanë politikën, i urojmë shërim të shpejtë!”