Trump refuzon ta pranoj humbjen, thotë se në Georgia ka fituar dhe në Pennsylvania ka pasur parregullsi

Kandidati për president nga radhët e Republikanëve në ShBA, Donald Trump po refuzon të pranoj humbjen në zgedhjet e 3 nëntorit.
Përmes një postimi, Trump beson se Georgia e ka fituar me epërsi të madhe.
Kurse, për Pennsylvanian, u shprehë se ka pasur parregullsi të mëdha.
“Gerogia do të jetë fitore e madhe presidenciale, siç ka qenë në natën e zgjedhjeve”
“Pennsylvania nuk na lejoj ne që të shikojmë numërimin e votave. E papranueshme dhe ilegale në këtë vend”
“Nevada po shndërrohet në pellg të votave fallso. Matt Schlapp dhe Adam Laxalt janë duke i gjetur këto, kur të publikohen, do të jenë absolutisht shokuese”, ka shkruar Trump në rrjetet sociale.
Sipas numërimeve, Joe Biden është presidenti i 46-të i ShBA-ve, por Trump po insiston se ka vjedhje të votave./Indeksonline/