13:49 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Trumpi, rrihet dhe lidhet me litarë në reklamën e vendosur në “Times square”

Presidenti amerikan, Donald Trump, është rrahur dhe lidhur nga një grua në një reklamë të re për një markë amerikane, e cila krijon veshjet sportive.

Pozicionuar në “Times square” të New-Yorkut, ku modelja shihet duke lidhur Trumpin me një litar të kuq, të bardhë dhe të kaltër.

Avi Brown, shef ekzekutiv i Dhvanit, tha se u referohet ndryshimeve të administratës Trump ndaj Titullit X, program që përcakton se klinika e planifikimit familjar nuk mund të japë apo t’i referojë pacientët për abortet me të vetmet përjashtime të qenët në rastet e përdhunimit, incestit apo rasteve emergjente të shëndetit, transmeton Indeksonline.

Firma, gjithashtu theksoi se ky është një qëndrim kundër ndryshimeve.

“Që nga viti 1970 me mbështetje, programi Titulli X siguron kontroll të përballueshëm të lindjes dhe kujdes shëndetësor riprodhues për njerëzit me të ardhura të ulëta”, raportohet më tej./Indeksonline/