75 Mall Live Search
21:48 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / Z S

Trump: S’do të ketë tarifa, kemi pajtueshmëri për Grenlandën

Disa orë pas fjalimit në Forumin Ekonomik Botëror, presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se nuk do të vendosen tarifa në shkurt ndaj disa vendeve evropiane lidhur me qëndrimin e tyre për Grenlandën.

Ai tha është arritur pajtueshmëri për kornizën e një marrëveshjeje për të ardhmen e ishullit gjysmautonom të Danimarkës, pas një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

“Kemi ndërtuar kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme në lidhje me Grenlandën dhe, në fakt, me të gjithë rajonin e Arktikut. Kjo zgjidhje, nëse finalizohet, do të jetë shumë e mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të gjitha vendet anëtare të NATO-s”, shkroi Trump në Truth Social.

Ai shtoi se, “bazuar në këtë mirëkuptim, nuk do të vendos tarifat që ishte planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt. Po zhvillohen gjithashtu diskutime shtesë lidhur me ‘Kupolën e Art’, në Grenlandë. Informacione të tjera do të bëhen të ditura me përparimin e bisedimeve”.

Trump tregoi se nënpresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, i dërguari special Steve Witkoff, si dhe të tjerë sipas nevojës, do të jenë përgjegjës për bisedimet.

“Ata do të raportojnë drejtpërdrejt tek unë”./Indeksonline/