13:23 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Trump selam Rusisë: Bëhuni gati t’i prisni raketat tona

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i është përgjigjur kërcënimeve ruse se secila raketë amerikane që futet në Siri do të rrëzohet nga Rusia. Me një status në rrjetet sociale, Trump i ka dërguar porosi Rusisë që të bëhet gati sepse raketat e Amerikës po vijnë.

“Rusia është zotuar se do ta rrëzojë secilën raketë që do ta godas Sirinë. Bëhu gati Rusi sepse ato do të vijnë, lehtësisht, të reja dhe të “mençura”. Nuk duhet të jeni partnerë me Kafshën vrasëse me gaz që po kënaqet duke i varër njerëzit e tij” shkruan Trump.

Mediat e huaja shkruajnë se në 72 orët e ardhshme pritet që Amerika të nisë raketat e para në Siri./Indeksonline/