75 Mall Live Search
10:23 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

Trumpi sërish lavdëron Erdoganit, këtë herë lidhur me priftin Brunson

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke shprehur se i është mirënjohës Turqisë për shkak të lirimit të priftit amerikan, Andrew Craig Brunson, bëri vlerësimin “Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ishte shumë i mirë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trumpi zhvilloi një bisedë në Shtëpinë e Bardhë me 6 shtetas të mbajtur peng ose të arrestuar më parë në vende të ndryshme, për t’u publikuar në ditën e parë të Kongresit të Partisë Republikane.

“Kemi rikthyer qytetarë që janë mbajtur peng ose të arrestuar në rreth 50 vende”, theksoi Trumpi për të ftuarit midis të cilëve ndodhej edhe kleriku amerikan, Andrew Craig Brunson, i cili u dënua me 3 vjet e 1 muaj dhe 15 ditë burgim me akuzën për “ndihmë ndaj organizatës” në gjykimin e zhvilluar në Izmir me pretendimin se është përfshirë në krim dhe ka bërë spiunazh në emër të organizatave terroriste.

“Më duhet të them se presidenti Erdoğan ishte shumë i mirë”, tha Trump i cili mbrojti idenë e tij se Brunson ishte i “pafajshëm”.

“U dakorduam pas disa bisedave të realizuara me Erdoğanin. Për këtë i jemi mirënjohës dhe edhe popullit turk. Me sa kuptoj edhe t’i je mirënjohës”, deklaroi Trumpi.

Ndërkohë pas kësaj Brunsono tha: “E duam popullin turk” dhe shprehu falënderimet ndaj presidentit Trump për ato që ka bërë për lirimin e tij.