Trump: SHBA ishte e papërgatiur për pandeminë, pasi Obama na la rafte bosh pa pajisje mjekësore

I pyetar nga një gazetar mbi arsyen pse SH.B.A. nuk ishte më e përgatitur për pandeminë, Trump fajësoi administratën Obama, duke thënë “raftet ishin bosh”, dhe nuk kishte pajisje mjekësore.
Trump gjithashtu tha se ai trashëgoi teste “të prishura”, megjithëse është e paqartë se çfarë ai nënkuptonte pasi administrata e mëparshme nuk do të kishte zhvilluar prova të tilla, shkruan BBC.
“Unë gjithmonë e dija që pandemitë janë një nga gjërat më të këqija që mund të ndodhin,” tha Trump.
Deri më tani në SHBA janë shënuar 7,402 viktim a dhe 277,475 të infektuar nga Covid-19.