75 Mall Live Search
08:36 / E Martë, 03 Mars 2026 / H F

Trump: SHBA-ja ka armë për një luftë të përhershme, gati për fitore të mëdha

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar në rrjetin social “Truth” potencialin ushtarak të SHBA-së, lidhur me municionet e “nivelit të mesëm dhe mesatar të lartë”, duke u shprehur se do të mjaftonte ky arsenal ushtarak për “një luftë të përhershme”.

“Kemi një furnizim praktikisht të pakufizuar të këtyre armëve. Shtetet e Bashkuara janë të pajisura dhe të gatshme për FITORE TË MËDHA”, shkruan Trump, në postimin e publikuar pak para mesnatës në Uashington DC (sipas orës lokale).

Shefi i Shtëpisë së Bardhë vijon deklaratën, duke akuzuar paraardhësin Joe Biden se i ka dhënë Ukrainës “kaq shumë nga armët amerikane të nivelit më të lartë”.

Në mbyllje të mandatit 4-vjeçar, Biden lejoi Ukrainën të përdorte raketat me rreze të gjatë “ATACMS”, të cilat mund të godasin objektiva deri në 300 kilometra largësi.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas sulmit të koordinuar SHBA-Izrael, ku u vra lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei./A2CNN.