14:08 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Trump: SHBA-ja, me plan kundër virusit të ri kinez

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se vendi i tij ka një plan për të luftuar Koronavirusin, nga i cili nëntë veta vdiqën në Kinë dhe 400 të tjerë janë sëmurë.

“Ne kemi një plan dhe mendojmë se do të zbatohet shumë mirë. Tashmë ne po e zbatojmë atë shumë mirë. Qendrat për kontrollin e sëmundjeve janë të shkëlqyera. Shumë profesionale…”, tha Trumpi në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, në Davos.

Organizata Botërore e Shëndetit do të vendosë sot në samitin e krizës nëse do të shpallet një kërcënim shëndetësor ndërkombëtar.

Trumpi tha se SHBA-ja janë të përgatitur mirë dhe beson se gjithçka është nën kontroll në Kinë.