18:22 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Trump shkarkon këshilltarin e sigurisë kombëtare, John Bolton

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar këshilltarin e tij për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Përmes një shkrimi në Twitter, Trump ka treguar se mbrëmë e ka njoftuar Bolton se shërbimet e tij më nuk janë të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Indeksonline.

“Unë mbrëmë e njoftona John Bolton se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardh. Unë nuk pajtohem me shumë sugjerime të tij dhe për këtë arsye unë e pyeta për dorëheqjen, të cilën ma dha mua këtë mëngjes. E falënderoj shumë Johnin, për shërbimin e tij”, ka shkruar Trump.

Ai ka informuar se javën e ardhshme do të emëroj një Këshilltar të ri të Sigurisë Kombëtare./Indeksonline/