75 Mall Live Search
19:43 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / Z S

Trump: Shpresojmë se mund të arrihet një armëpushim, tani është në dorën e Rusisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, pas propozimit për një armëpushim të bërë gjatë bisedimeve me Ukrainën në Arabinë Saudite, ka thënë se SHBA-ja ka marrë mesazhe pozitive.

Ai është shprehur gjithashtu se shpreson në arritjen e një armëpushimi, duke thënë se kjo gjë tashmë është në dorën e Rusisë, raporton Sky News.

“Shpresojmë se mund të arrijmë një armëpushim. Është në dorën e Rusisë tani. Ne kemi njerëz që shkojnë në Rusi tani”, është shprehur Trump.