16:15 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Trump shqyrton faljen e kriminelëve të luftës?

Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërkoi që dokumentet të përgatiten për të falur anëtarët e ushtrisë amerikane të akuzuar ose të dënuar për krime lufte, përfshirë ata që duhej të shpalleshin fajtorë pasi kishin shtënë me armë zjarri ndaj civilëve të paarmatosur në Irak.

Agjencia kroate e lajmeve Hina citon gazetën amerikane “New York Times”, se Trump kishte kërkuar që dokumentacioni të përgatitej menjëherë, pasi ai do të shqyrtonte faljen në Ditën e përkujtimeve më 27 maj.