12:10 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Trump: S’ka bisedime me Korenë e Veriut

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, hodhi poshtë mundësinë e bisedimeve me Korenë e Veriut, duke thënësi se është humbje kohe, një ditë pasi sekretari i tij i shtetit tha se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara të dialogojnë me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

“I thashë Rex Tillerson, sekretarit tonë të mrekullueshëm të shtetit, se ai është duke humbur kohë duke u përpjekur të negociojë me Njeriun Raketë”, shkruan Trump në Twitter, duke përdorur nofkën e tij sarkastike për Kim Jong Un.

Trump, më pas tha se paraardhësit e tij, Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama, kanë dështuar duke u përpjekur të jenë të mirë me liderin e Koresë së Veriut.

“Pra, pse do të funksiononte tani?” Pyeti ai.

“Ruaje energjinë Rex, ne do të bëjmë atë që duhet të bëhet!” shtoi Trump./AktivPress