Trump: S’ka viktima amerikane nga sulmet e mbrëmshme, paralajmërohen sanksione të reja ndaj Iranit

I pari i Amerikës, Donald Trump është deklaruar para mediave lidhur me zhvillimet e fundit lidhur me Iranin.
Gjatë fjalimit të tij, Trump paralajmëroi sanksione ndaj Iranit, pas sulmit të zhvilluar në dy baza ushtarake irakiane që strehojnë trupat amerikane si dhe në përgjigje të agresionit të tij më të gjerë në rajon.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës menjëherë do të vendosin sanksione shtesë ndëshkuese ekonomike ndaj regjimit iranian”, tha Trump.
Gjithashtu Trump theksoi se mbrëmë pati dëme materiale në bazat ushtarake ë goditura nga raketat iraniane, por jo edhe viktima apo të plagosur nga radhët e amerikanëve.
“Forcat amerikane janë të përgatitura për të gjitha. Nuk ka jetë të humbura për shkak të sistemit të hershëm të paralajmërimit i cili punon shumë mirë. Dhe për shkak të përgatitjeve të mira të bëra më parë”, tha Trump./Indeksonline/