75 Mall Live Search
11:51 / E Martë, 05 Maj 2026 / S Z

Trump s’tregon nëse armëpushimi me Iranin është ende në fuqi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka refuzuar të tregojë nëse armëpushimi midis ShBA-së dhe Iranit mbetet në fuqi, pasi të dyjat palët qëlluan në Ngushticën e Hormuzit.

I pyetur mbrëmë nga prezantuesi Hugh Heëiit nëse armëpushimi me Iranin ka “mbaruar” dhe nëse sulmet të rifillojnë, Trump tha “epo, nuk mund t’ua them këtë”.

“Nëse do t’i përgjigjesha kësaj pyetjeje, do të thoshit se ky njeri nuk është mjaftueshëm i zgjuar për të qenë president”, shtoi Trump, transmeton Klnakosova.tv.

Ndërkohë gjatë një interviste për Fox News, Trump ka paralajmëruar forcat iraniane se do të “zhdukeshin nga faqja e dheut”, nëse përpiqen të synonin anijet amerikane në ngushticë ose në Gjirin Persik.

Më vonë në intervistë, ai këmbënguli se lufta me Iranin, “ushtarakisht … në thelb ka mbaruar”, raporton CNN,