21:06 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Trump takoi astronautët e Apollo 11

Presidenti amerikan, Donald Trump priti sot në Shtëpinë e Bardhë dy astronautët e misionit Apollo 11, Buzz Aldrin dhe Michael Collins, në kuadër të 50-vjetorit të zbritjes së parë të njeriut në Hënë.

“Nesër është një ditë e madhe. 50 vite pasi vendosëm një flamur amerikan në Hënë”, deklaroi Donald Trump.

Neil Armstrong, është njeriu i parë që shkeli mbi sipërfaqen e Hënës, ka vdekur në vitin 2012./