75 Mall Live Search
15:03 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Trump thotë se do ta bëjë Iranin e mrekullueshëm përsëri por ka një mesazh për ta

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump thotë se dëshiron ta bëjë përsëri “Iranin e mrekullueshëm” duke i ndihmuar të rritet ekonomikisht.

Tutje, ai shtoi se nuk po insiston që të ketë luftë me Tehranin por dëshiron që të bëjë një marrëveshje me ta që të ulë tensionet, transmeton Indeksonline.

“Ata nuk mund të kenë armë nukleare. Ata do t’i përdorin. Dhe ata nuk duhet të kenë armë nukleare. Kur ata do të pajtohen me këtë, ata do të kenë një vend të pasur. Ata do të jenë të lumtur dhe unë do të jem shoku i tyre i ngushtë. Unë shpresoj që kjo do të ndodhë.”, tha ai.

Presidenti Trump tregoi se aksionet ushtarake kundër Iranit pas rrëzimit të dronit amerikan ishin në tavolinë. Por presidenti kishte refuzuar që të sulmonte.

“Ne po thërrasim ‘Le ta bëjmë Iranin e mrekullueshëm përsëri’,” tha ai./Indeksonline/