75 Mall Live Search
17:24 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / Z S

Trump thotë se Kimmel u pushua nga puna për mungesë talenti

Presidenti amerikan, Donald Trump foli për Jimmy Kimmel gjatë konferencës së tij të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me Kimmel dhe lirinë e fjalës, Trump thotë: “Jimmy Kimmel u shkarkua sepse kishte vlerësime të dobëta.

Ai u shkarkua për mungesë talenti”, shkruan BBC, raporton Indeksonline.

Trump shtoi se po ashtu  Kimmel “tha një gjë të tmerrshme për një zotëri të shkëlqyer të njohur si Charlie Kirk” dhe se ai duhej të ishte shkarkuar “shumë kohë më parë”./Indeksonline/