Trump thotë se qeveria do të “ulë tensionet” në Minesota
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se administrata e tij do të “ulë pak tensionet” në Minesota, pas të shtënave fatale ndaj një qytetari, nga oficerët federalë të imigracionit.
“Në fund të fundit, ishte e tmerrshme. Të dy ishin të tmerrshëm”, tha Trump, në një intervistë për Fox News.
Në fillim të janarit, Renee Good u qëllua për vdekje nga një oficer imigracioni, pasuar nga Alex Pretti, që u vra pasi u ndalua nga agjentët kufitarë fundjavën e kaluar, shkruan BBC.
Vdekja e Prettit ringjalli protestat lokale dhe zemërimin publik në të gjithë vendin, dhe çoi në kritika nga ligjvënësit e të dyja partive.
Vërejtjet e Trump janë shenja e fundit se administrata e tij po bën një hap prapa në operacionet e saj në Minesota.
Duke folur me gazetarë të tjerë përpara një tubimi në Iowa të martën në mbrëmje, Trump tha se e konsideronte vrasjen e Pretti-t si “një incident shumë të pafat”.
I pyetur nga gazetarët nëse ai ishte dakord me karakterizimet e Prettit si një “terrorist vendas”, Trump tha: “Nuk e kam dëgjuar këtë.”
Trump shtoi më pas: “Ai nuk duhej të mbante armë.”

