75 Mall Live Search
18:48 / E Diele, 27 Korrik 2025 / FR

Trump thotë se ShBA-ja dhe BE-ja kanë shanse të mira për të arritur një marrëveshje tregtare

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha të dielën se ka shumë mundësi që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të arrijnë një marrëveshje tregtare, duke përmendur tre ose katër pika kryesore të ngërçit.

Trump e bëri komentin në fillim të një takimi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në pronën e tij të golfit në Turnberry, në bregdetin perëndimor të Skocisë.

Trump tha se pika kryesore ishte “drejtësia”, duke përmendur barrierat ndaj eksporteve amerikane të makinave dhe produkteve bujqësore, shkruan Reuters