Trump thotë se sulmet amerikane zhdukën programin bërthamor të Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur sot për situatën në Lindjen e Mesme.
Ai tha se programi bërthamor i Iranit ishte “zhdukur siç nuk e ka parë askush më parë”, pasi aeroplanët amerikanë bombarduan tre objekte kryesore bërthamore në vend.
“Kjo do të thoshte fundi i ambicieve të tyre bërthamore, të paktën për një periudhë kohore”, shtoi ai.
“Bomba kaloi nëpër të sikur të ishte gjalpë, sikur të ishte gjalpë absolute i gjithë vendi u shkatërrua”, tha Trump në një intervistë për Fox News.