Trump tregon pamje që na kujtojnë zgjedhjet e dikurshme në Kosovë, vjedhje e votave me çanta

Kanadidati për president nga radhët e Republikanëve, Donald Trump nuk e ka ndërmend ta pranoj humbjen nga Joe Biden.
Trump beson se si atij i është vjedhur fitorja në zgjedhjet e 3 nëntorit, transmeton Indeksonline.
Kandidati i Republikanëve ka publikuar një video, ku pretendon se në këtë mënyrë janë mbushur kutitë e votimeve.
“I shikoni këto kuti! Në këtë gjendje ka ardhur vendi ynë?”, ka shkruar Trump.
Sipas rezultateve të deritanishme, Joe Biden ka siguruar votat e nevojshme për të qenë presidenti i ri i ShBA-ve./Indeksonline/