06:47 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Trump tregon sesi do të veprojë me Korenë e Veriut

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha vonë të shtunën se “vetëm një gjë do të funksionojë” me Korenë e Veriut, duke mos sqaruar më tepër se çfarë nënkupton me këtë.

“Presidentët dhe administratat e tyre kanë biseduar me Korenë e Veriut për 25 vjet. Marrëveshjet e bëra dhe shuma të mëdha të parave të paguara, nuk kanë funksionuar. Më vjen keq, por vetëm një gjë do të funksionojë! “, shkruan Trump në Twitter.

Trump nuk e bëri të qartë se çfarë saktësisht dëshironte të thonte, por një gjë është e qartë se veprimi ushtarak është në mendjen e tij.

Presidenti ka deklaruar më parë se Shtetet e Bashkuara do të “shkatërrojnë plotësisht” Korenë e Veriut nëse është e nevojshme për të mbrojtur veten dhe aleatët e saj nga kërcënimet bërthamore të Phenianit./AktivPress