Trump: Turma të dhunshme po i sulmojnë agjentët federalë

Pasi foli me gazetarët në pistë, Donald Trump, ka komentuar për përleshjet në Los Angeles në platformën e tij Truth Social.
“Turma të dhunshme dhe kryengritëse po sulmojnë agjentët tanë federalë për të provuar të ndalojnë operacionet tona të deportimit”, shkruan ai.
Trump thotë se po i udhëzon sekretaren e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe prokuroren e përgjithshme Pam Bondi që “të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme… për t’u dhënë fund këtyre trazirave të emigrantëve”.
“Rendi do të rivendoset, emigrantët e paligjshëm do të dëbohen dhe Los Angeles do të lirohet”, shton ai, ka raportuar BBC-i.