08:46 / E Shtunë, 06 Qershor 2020

Trump udhëzon tërheqjen e 9.500 ushtarëve amerikanë nga Gjermania

Pretendohet se presidenti amerikan Donald Trump ka udhëzuar Pentagonin për tërheqjen e 9.500 ushtarëve amerikanë me detyrë të përhershme në Gjermani.

Në lajmin e gazetës amerikane Wall Street Journal të bazuar në burimet brenda Shtëpisë së Bardhë, në urdhëresën e nënshkruar nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, është urdhëruar që limiti i sipërm i numrit të ushtarëve amerikanë në Gjermani të ulet në 25.000.

Me këtë urdhër, nga Gjermania ku shërbejnë 34.500 ushtarë amerikanë, do të tërhiqen 9.500 ushtarë. Sipas planifikimit aktual të SHBA-së, në Gjermani mund të vendosej deri në 52.000 ushtarë.

Nga ana tjetër, Pentagoni nuk ka dhënë deklaratë në lidhje me temën.

Mos i humb