Trump urdhëroi ndërtimin e Kupolës së Hekurt Amerikane

Presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi dje një urdhër ekzekutiv për të filluar planifikimin e një sistemi të mbrojtjes ajrore Iron Dome për Shtetet e Bashkuara.
Trump urdhëroi sekretarin e Mbrojtjes që të paraqesë një plan brenda 60 ditësh për një “mburojë të mbrojtjes raketore të gjeneratës së ardhshme” për t’u mbrojtur kundër raketave balistike, hipersonike dhe të avancuara të lundrimit.
Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024, Trump në mënyrë të përsëritur premtoi të ndërtonte një version amerikan të sistemit Iron Dome të Izraelit.
Dje, presidenti nënshkroi disa urdhra të tjerë në lidhje me ushtrinë amerikane, duke përfshirë një që përshkruan se si personat transgjinorë do të ndalohen nga forcat e armatosura./Indeksonline/