75 Mall Live Search
08:50 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / OSH

Trump urdhëroi që askush nga kabineti i tij mos vaksinohet, zëvëndësi i tij thyen rregullat

Zv.Presidenti, Mike Pence, ka mundësi që të vaksinohet kundër Covid-19 deri ditën e premte.

Ende nuk dihet se nëse ai do të vaksinohet para presidentit aktual, Donald Trump apo jo.

Sipas CNN, thuhet se janë duke u bërë plane paraprake që Pence të vaksinohet para kamerave.

Gjatë ditës së djeshme,  Moncef Slaoui, këshilltari kryesor i programit Operation Warp Speed, tha se presidenti i zgjedhur Joe Biden, dhe presidenti Trump duhet të vaksinohen kundër covid-19.

Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që udhëheqësit tanë, ata që do të largohen si dhe ata që vijnë duhet të jenë të mbrojtur. Unë mendoj se presidenti Trump dhe presidenti i zgjedhur Biden, të dy janë në moshë të thyer dhe për këtë arsye mund të jenë më të rrezikuar, kështu që, po, mendoj se ata duhet të vaksinohen”-u shpreh ai.